Suedi, tramvaji del nga shinat dhe përfundon në një piceri, shtatë të plagosur

20/06/2025 09:52

Një aksident i pazakontë ndodhi herët në mëngjesin e sotëm në qytetin jugperëndimor të Göteborg-ut, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një piceri, duke lënë shtatë persona të plagosur.

Sipas autoriteteve suedeze, mes të plagosurve është edhe shoferi i tramvajit. Zëdhënësi i policisë lokale deklaroi për mediat se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte tramvaji, gjë që e bëri të pamundur kthesën majtas. Si pasojë, tramvaji doli nga shinat dhe përfundoi brenda lokalit të picerisë.

“Shpejtësia ishte e lartë dhe nuk mundi të kthehej majtas, kështu që vazhdoi drejt dhe u përplas me… një piceri”, u shpreh zëdhënësi i policisë.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndihmuan të plagosurit, të cilët u transportuan në spital.

Top Channel