Shkolla për deputetët e rinj të PS-së/ Zegjineja: Të gjithë lektorët ishin shumë të mirë, duke nisur nga Rama! Sara Mila e rezervuar: I bie t’i japim material opozitës…

20/06/2025 15:28

Pak përpara se të mbërrinte në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, Edi Rama zyrtarizoi hapjen e akademinë politike për 39 deputetë të rinj, të cilët në të shkuarën nuk kanë mbajtur poste zyrtare apo ministrore.

Në rolin e lektorit në leksionin e parë pasditen e të enjtes, përballë deputetëve të rinj, Edi Rama u përcolli këtë mesazh.

“Tani duhet që me të njëjtin seriozitet ta meritoni çdo ditë sepse kjo nuk është diçka që meritohet njëherë, nuk mjafton. Kjo është çdo ditë. Nuk është si ato dekoratat që e merr një dekoratat që e merr dhe e ke përgjithmonë. Çdo ditë duhet të jesh i vlefshëm. Çdo ditë duhet të jesh i nevojshëm dhe i dobishëm”, tha Rama.

Këta janë deputetët e rinj, fiksuar nga kamera e Top Channel, duke hyrë në selinë e PS për të ndjekur leksionet ditore të akademisë, e cila për ta do të zgjasë 30 ditë.

Të ishin shumë të mirë, duke nisur nga kryeministri që ishte i pari dhe deri tek i fundit“, u shpreh Zegjine Çaushi.

Ishte me dyer të mbyllura trajnimi, se i bie të bëhen të gjithë deputetë pastaj. I bie t’i japim material opozitës. Mendoj se na ndihmon shumë, duke qenë se jemi pa eksperiencë, është mirë që nga senatorët e PS-së të kemi disa eksperienca dhe të jetësuara nga vetë ata më parë“, tha Sara Mila.

Në të dytën ditë të akademisë atyre i është mësuar se çfarë roli ka deputeti dhe cila është etika e përfaqësimit.

Lektorët Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi kanë shpjeguar Rolin Kushtetues të Deputetit si dhe  marrëdhëniet me elektoratin.

Top Channel