“Ofensiva izraelite do e shtyjë Iranin drejt zhvillimit të një bombe bërthamore”, ish-negociatori iranian: Duhet të kthehemi tek diplomacia

20/06/2025 14:15

Irani nuk planifikonte të prodhonte një bombë bërthamore, por ofensiva ushtarake e Izraelit ka të ngjarë t’i shtyjë udhëheqësit e tij të zhvillojnë një të tillë, tha një ish-negociator bërthamor iranian.

Seyed Hossein Mousavian, një ish-negociator iranian gjatë bisedimeve bërthamore me fuqitë botërore, tha se Irani kishte qenë transparent në lidhje me programin e tij bërthamor dhe ishte i hapur për shqyrtim nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, por tërheqja e SHBA-së nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 me Iranin dha shkas për mendimin se “SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të sjellë ndryshimin e regjimit”.

“Ky rrëfim po u thotë iranianëve, e dini çfarë? Edhe nëse ka transparencë, edhe nëse të gjitha paqartësitë bërthamore zgjidhen, SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të sjellë ndryshimin e regjimit”, tha ai.

“Kjo është arsyeja pse ju iranianë, keni nevojë për frenim bërthamor, që është bomba bërthamore. Mendoj se kjo është ajo që amerikanët dhe izraelitët praktikisht po u thonë iranianëve dhe besoj se nëse kjo politikë vazhdon, Irani do të mundohet tw zhvillojw bombën bërthamore”.

Mousavian shtoi se një “luftë kundër Iranit” nuk do të ishte efektive në ndalimin e programit bërthamor të vendit, pasi nuk mund të “vrasë dhe shkatërrojë njohuritë”.

“Mendoj se më e mira është të kthehemi përsëri te diplomacia në vend të luftës”, shtoi ai.

 

Top Channel