Murtaja te delet, preken qindra krerë! Veterinerët po asgjësojnë kafshët e infektuara në fermat e Shkodrës

20/06/2025 16:31

Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës, duke shënuar rastin e dytë te konfirmuar në një fermë në fshatin Trush, me rreth 200 dele.

Zona është vendosur në karantinë dhe nesër pritet asgjësimi i të gjithë krerëve, sipas Shërbimit Veterinar.

Ne po marrim të gjitha masat. Sipas skemës së miratuar, nëse një fermë konfirmohet pozitiv, bëhet eliminimi i të gjitha krerëve“, u shpreh Mark Preci, Përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Shkodër.

Murtaja, deri më tani ka sjellë ngordhjen e 80 krerëve dele në fermën e familjes Qokthi, dhe me pas do asgjësohen edhe te tjerat, duke shkaktuar një dëm të madh financiar. Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit, pasi po shkatërrohet mundi i 30 viteve pune.

Pak ditë më parë, në fshatin Postribë u zbulua edhe rasti i parë i murtajes së ruminantëve në vendin tonë dhe me pas u zbulua edhe ne qytete te tjera.

Top Channel