
20/06 20:39
Izraeli i bën thirrje popullit që të përgatiten për një ‘fushatë të zgjatur’ kundër Iranit.
Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Eyal Zamir, tha se qëllimi ndaj Iranit është ‘eliminimi i një kërcënimi të kësaj madhësie’.
Ai akuzoi Iranin se “ka ndërtuar për vite me radhë një plan të qartë për të shkatërruar shtetin e Izraelit” dhe shtoi se IDF “nuk do të rrijë duarkryq dhe të shikojë zhvillimin e kërcënimeve”.
“Ne po përgatitemi për një sërë zhvillimesh të mundshme”, tha ai, duke shtuar “kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë”.
“IDF është e përgatitur për këtë. Me çdo ditë që kalon, liria jonë e veprimit po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po zvogëlohet”, përfundoi Zamir.
Top Channel