
Mijëra shtetas izraelitë, që ndodhen jashtë vendin, kërkojnë të kthehen në atdhe, raporton nga Izraeli korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe.
“Pas meje janë shumë shtetas izraelitë, të cilët kanë zgjedhur këtë pikë kalimi për t’u kthyer në atdhe. Në fakt, me mbylljen e kufijve dhe moslëvizjen e avionëve, e vetmja rrugë për të mbërritur në Izrael ishte përmes Jordanisë.
Kur i pyetëm, na thanë që ne po kthehemi në atdheun tonë, sepse jemi më të sigurt në Izrael. Janë mijëra qytetarë që kanë kërkuar të kthehen në vendin e tyre, pavarësisht se ai sulmohet nga raketat balistike të Iranit”, tregon Bibe.
Top Channel është i pari televizion shqiptar që do të sjellë raportim LIVE nga Tel Aviv, aty ku tensioni po ndizet çdo ditë e më shumë ndaj Iranit, që kërcënon me armë bërthamore, duke bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga Lindja!
Top Channel