Besnikët e Shëngjinit! Historia e një çifti nga Kosova që prej 14 vitesh i kalon pushimet në Lezhë

20/06/2025 13:11

Për Skënder dhe Valiege Degurrin nga Kosova, çdo verë ka vetëm një destinacion: Shëngjinin.

Prej vitit 2011, ata e kanë zgjedhur këtë qytet bregdetar si vendin e pushimeve, duke ndërtuar me të një lidhje të veçantë që tashmë e quajnë “shtëpia e dytë”.

Gjatë këtyre 14 viteve, kanë eksploruar të gjitha plazhet e Shqipërisë, nga veriu në jug, por Shëngjini, thonë ata, ka një mikpritje të veçantë që nuk zëvendësohet. Aq sa, vitet e fundit, kanë vendosur të blejnë edhe një apartament në zonën turistike, për ta pasur gjithmonë pranë.

Shëngjini për ta nuk është më thjesht një vend pushimi, por një pjesë e jetës.

Sipas të dhënave nga autoritetet vendore, rreth 65% e pushuesve në këtë zonë vijnë nga Kosova, duke e kthyer bregdetin e Lezhës në një ndër destinacionet më të preferuara për shqiptarët e Kosovës gjatë verës.

 

Top Channel