VIDEO/ “Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?” Veliaj reagon me ironi pasi GJKKO e la në burg: Po e mbaj shënim…

19/06/2025 10:27

Gjykata e Posaçme një ditë më parë la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ky i fundit ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, këtë herë në TikTok, duke shkruar ndër të tjera se shpresën nuk e humb dhe se lutet që drejtësia të bëjë punën e saj siç duhet.

Veliaj me ironi, shkruan se nuk e dinte që ishte kaq i rrezikshëm.

Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim“, shkruan Veliaj.

 

@erionveliaj_Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. 🙂♬ original sound – Gavin Newsom

 

Top Channel