“SHBA po na ndihmon shumë”, Netanyahu: Rënia e regjimit iranian mund të jetë rezultati i fushatës ushtarake, por…

19/06/2025 17:02

Gjatë një vizite në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin Beer Sheva, e cila u dëmtua nga sulmet iraniane, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Shtetet e Bashkuara “po ndihmojnë” në konfliktin e vendit të tij me Iranin.

“Ata po marrin pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Izraelit”, tha Netanyahu për CNN.

“Mendoj se është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Kryeministri u pyet nëse Izraeli po synon rrëzimin e regjimit iranian.

“Ky mund të jetë rezultati, por varet nga populli iranian të ngrihet për lirinë e tij. Liria nuk vjen kurrë pa kosto”, tha kryeministri.

“Ne mund të krijojmë kushte që mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë këtë”, përfundoi Netanyahu.

Top Channel