
19/06 10:42
Rinumërimi i 85 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditës së djeshme, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.
Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 19 vota, ndërsa PS-së 42 vota. Përfituese në një masë më të vogël kanë qenë edhe Lëvizja Bashkë, Aleanca Kombëtare, Aleanca Demokracia e Re dhe Partia Socialdemokrate.
Ndërkohë koalicionit Euroatlatik të Bashkës i janë hequr padrejtësisht 5 vota, Partisë Mundësia 3 dhe koalicionit Djathtas për Zhvillim 1.
Top Channel