Ministri i Jashtëm paralajmëron popullin izraelit, Araghchi: Mos qëndroni pranë strukturave ushtarake apo të inteligjencës

19/06/2025 18:25

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi i kërkoi popullit izraelit të shmangin qëndrimin pranë “vendeve ushtarake dhe të inteligjencës”, ndërsa vendi i tij vazhdon të kryejë sulme në Izrael.

Araghchi tha në X se ushtria e Iranit eliminoi “me saktësi” një seli komande, kontrolli dhe inteligjence izraelite, “dhe një objektiv tjetër të rëndësishëm”, por nuk e identifikoi vendndodhjen.

Ai tha se “vala e shpërthimit” shkaktoi “dëme sipërfaqësore” në Qendrën Mjekësore Soroka, e cila ai pretendon se po trajtonte ushtarë izraelitë të plagosur në Gaza.

Izraeli thotë se Irani shënjestroi drejtpërdrejt spitalin, ndërsa Irani thotë se po shënjestronte qendrën e komandës pranë qendrës mjekësore.

“Qindra iranianë të pafajshëm janë vrarë me gjakftohtësi që kur Izraeli nisi luftën e tij të paligjshme kundër popullit iranian javën e kaluar”, tha Araghchi.

“Forcat tona të fuqishme të Armatosura do të vazhdojnë të godasin kriminelët që shënjestrojnë popullin tonë derisa të ndalojnë dhe të paguajnë për agresionin e tyre kriminal kundër kombit tonë”, shtoi ai.

Ministri i jashtëm iranian do të udhëtojë për në Gjenevë të Zvicrës për t’u takuar me homologët evropianë për bisedime.

Top Channel