Lufta në Gaza, 18 të vrarë nga zjarri izraelit në një pikë shpërndarjeje ushqimesh

19/06/2025 10:30

Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Gazës tha se forcat izraelite vranë të paktën 18 persona sot, 15 prej të cilëve ishin mbledhur pranë një pike shpërndarjeje ushqimi në Rripin qendror të Gazës.

Mohammed al-Muhair, i tha AFP-së se “18 persona u vranë si pasojë e granatimeve izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi, 15 prej të cilëve prisnin ndihmë”, duke shtuar se tre të tjerë u vranë nga predhat pranë Qytetit të Gazës, në pjesën veriore të enklavës palestineze.

Top Channel