
Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, raportuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar një deklaratë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Shkëmbimi u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së arritur më 2 qershor në Stamboll midis dy palëve ndërluftuese.
“Njerëzit tanë po kthehen në shtëpi nga robëria ruse. Ata janë luftëtarë të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare, Gardës Kufitare Shtetërore. Shumica e tyre kanë qenë në robëri që nga viti 2022”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në aplikacionin Telegram.
“Një grup ushtarësh rusë është riatdhesuar nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Asnjëra palë nuk specifikoi numrin e ushtarëve në këtë shkëmbim të ri.
Top Channel