
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin në festën e organizuar në selinë rozë në 34-vjetorin e Partisë Socialiste.
Në fokus të kryesocialistit ishte skuadra e re e PS e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, si dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
“Kemi një skuadër të re, me jo pak por me 83 deputetë. Më shumë sesa numri, është përbërja e skuadrës, harmonizmi i eksperiencës me prurjet e reja. Është shpërndarja më e mirë sesa asnjëherë tjetër e peshës së përfaqësimit, që i japin kësaj skuadre të re, mundësinë që ta përballojë me sukses peshën e madhe që do mbaje në këto vite. Parlamenti do duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Si rezultat i një beteje të bërë me shumë përkushtim, kemi një skuadër mbështetëse, jashtëzakonisht premtuese në të gjitha njësitë administratë dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë këtyre muajve. Patjetër që vlera kryesore e kësaj skuadre janë burimet e veta njerëzore.
Procesi i antarsimit nuk është thjesht i qeverisë apo drejtuesve, por është një proces i shtrirë në të gjithë territorin. Shumë nga detyrat që ka ky proces mbeten për tu adresuar dhe duhet një kapital goxha cilësor”-u shpreh Rama në nisje të fjalës së tij.
Top Channel