FAST Albania ndihmon në kapjen e një të kërkuari të rrezikshëm në Spanjë, arrestohet 45-vjeçari malazez

19/06/2025 08:45

Bëhet i mundur arrestimi i një shtetasi malazez në Spanjë, i dënuar me arrest me burg nga ana e Gjykatës së Podgoricës.

Falë informacionit të siguruar në kohë reale dhe shkëmbimit efikas mes strukturave partnere, Policia spanjolle arrestoi shtetasin malazez D. F., 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Malit të Zi për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që vepronte në fushën e narkotikëve.

Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë midis FAST Albania, FAST Spain dhe FAST Montenegro, nën koordinimin e rrjetit evropian ENFAST (European Network of Fugitive Active Search Teams), i cili mbështet shkëmbimin e informacionit operativ për kapjen e personave të shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar.

Sipas burimeve zyrtare, Gjykata e Podgoricës kishte caktuar më parë ndaj D. F. masën e sigurisë “Arrest në burg”, që në muajin prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ky operacion konfirmon edhe njëherë rëndësinë dhe efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe rolin aktiv të Shqipërisë në kuadër të rrjeteve europiane të sigurisë.

Top Channel