Ekskluzive në “Top Story”/ Në Gaza operon divizioni tokësor, në Iran Mossad dhe inteligjenca izraelite”, gjenerali izraelit: Po i bëjmë nder botës

19/06/2025 22:40

Gjenerali izraelit, Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin.

Avivi tha se Izraeli po operon me divizion tokësor në Gaza, ndërsa në Iran po përfshihet më shumë Mossadi dhe inteligjenca izraelite.

Gjenerali u shpreh se Izraeli po i bën një nder botës duke neutralizuar regjimin iranian.

A po operoni në të dyja frontet, si në Gaza ashtu edhe në Iran?

Izraeli po operon në te dyja frontet. Në Gaza operon divizioni tokësor, por edhe ai ajror megjithëse nuk ka shumë nevojë, ndërsa ndaj Iranit po përfshihet Mossadi edhe inteligjenca izraelite. Populli izraelit është përballur me shumë sfida dhe luftëra për shekuj me radhë, por në fund i ka kaluar të gjitha. Dikur, një mbret persian na lejoi të ndërtonim tempullin tonë, sot në po i kthejmë borxhin atij duke çliruar popullin persian

Duke qenë se edhe ju dhe Khamenei këmbëngulni se do i shkoni deri në fund luftës qoftë edhe të vetëm. A ka rrugë për negociata dhe marrëveshje apo fundi i konfliktit vjen vetëm me dorëzimin absolut të rrëgjimit iranian?

Dallimi mes asaj që them un dhe asaj që thotë Khamenei, është se unë po flas nga pozicioni profesional. Ata nuk e shohin realitetin, e kanë humbur luftën që në dy ditët e para. Izraeli dominon hapësirën ajrore të Iranit dhe nuk do zgjasë shumë deri sa ata nuk do kenë më armë për të sulmuar. Nuk e di nëse SHBA do e lejojë regjimin të rrijë në Iran, por di që po i bëjmë ndër të gjithë botës.

 

Top Channel