Drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër dhe Kinë, dënohet me burgim të përjetshëm studenti kinez

19/06/2025 17:48

Një student kinez, i shpallur fajtor për drogimin dhe përdhunimin e 10 grave, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Zhenhao Zou, 28 vjeç, u dënua për sulme seksuale ndaj grave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë, ku përdorte drogë për të paaftësuar viktimat e tij përpara se t’i përdhunonte.

Ai përdorte ilaçin butanediol për t’i lënë viktimat e tij të pavetëdijshme dhe përdori kamera të fshehura për të regjistruar nëntë nga rastet e abuzimeve.

Krimet janë bërë përgjatë viteve 2019-2023, tre raste në Londër dhe shtatë në Kinë.

Ai shënjestroi viktimat, duke i ftuar ato në apartamentin e tij për pije ose për të studiuar përpara se t’i drogonte dhe sulmonte ato.

Zou përdori kamera të fshehta ose telefonin e tij celular për të regjistruar sulmet, duke i mbajtur pamjet filmike dhe ndonjëherë sendet personale të grave si suvenire. Oficerët zbuluan gati 1,300 video.

Zou u zhvendos për herë të parë në Belfast në vitin 2017 për të studiuar inxhinieri mekanike në Universitetin Queen’s përpara se të transferohej në Londër në vitin 2019.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta