Një avion privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në vend dy pilotët dhe dy biznesmenët që ishin në bord
“Ndërhyrja amerikane në konfliktin me Izraelin do të ishte një ‘recetë për luftë’, ka paralajmëruar Irani.
Ministri i Jashtëm iranian, Esmail Baghaei në një intervistë për ‘Al Jazeera’ u pyet në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të SHBA-së, ku u përgjigj se “Nuk mendoj se SHBA mund të kontrollojë Izraelin”.
Në lidhje me vendosjen e trupave amerikane në endet fqinje, ministri iranian zgjodhi të mos e komentonte.
Kujtojmë se presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrtonte opsionet që kishte për të vendosur trupa në Lindjen e Mesme – përfshirë një sulm të mundshëm ndaj Iranit.
Paralajmërimi i ambasadorit
Një ambasador iranian në OKB tha gjithashtu se vendi i kishte thënë Uashingtonit se do të reagonte me vendosmëri nëse përfshihej drejtpërdrejt në fushatën e Izraelit.
“Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe tokës sonë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm, “, tha Ali Bahreini.
Top Channel