Rinumërimi në Tiranë, PS dhe PD më tepër vota në procesverbal se në kuti. Shehaj dhe Basha rikuperojnë pas rivlerësimit

18/06/2025 14:32

Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.

Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.

Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.

Vëzhguesi i PD ka konstestuar një fletë votimi pasi në subjektin politik Partia Socialiste votuesi kishte vënë firmën e tij.

Për vëzhguesin e PD kjo ishte shenjë identifikuese dhe kjo fletë votimi duhej të  vlerësohej e pavlefshme, por ne fakt ishte konsideruar si e vlefshme.

Nga 38 QV të hedhura në sistem, rezultojnë:

PD -1 votë

Euroatlantiket -3

PS +19

PSD -1

Top Channel