“Iranianët duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump: Është e thjeshtë, dorëzim pa kushte

18/06/2025 16:35

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se negociatorët e Iranit sugjeruan që ata “mund të vijnë në Shtëpinë e Bardhë” për të negociuar, megjithëse tha se ishte e vështirë.

Ai tha gjithashtu se nuk është i sigurt se “sa kohë” do të zgjasë konflikti, pasi mbrojtja ajrore iraniane është shkatërruar.

“Dy fjalë shumë të thjeshta: Dorëzim pa kushte. Është kaq e thjeshtë”, tha presidenti.

Ai gjithashtu shtoi se beson që iranianët kanë “qëllime të këqija” me programin bërthamor.

Trump tha se i do iranianët dhe ka takuar shumë të tillë në karrierën e tij.

Top Channel