Çështja e emigracionit në Britani, Keir Starmer e pranon: Lufta ndaj gomoneve, dështoi!

18/06/2025 15:46

Kriza e gomoneve që kalojnë ilegalisht kanalin e La Manshit mes Anglisë dhe Francës, po përkeqësohet, pranon më në fund Downing Street.

Kjo deklarate behet pas takimit të kryeministrit britanik Sir Keir Stamer dhe presidentin francez Macron në samitin e G7 në Kanada, për të gjetur rrugët për frenimin e migracionit ilegal drejt Britanisë.

Besohet se kjo është hera e parë që zyra e Kryeministrit britanik, që ka deklaruar në mënyrë kategorike se saga e gomoneve po përkeqësohet dhe jo e kundërta. Dy liderët sipas qeverisë britanike kanë rënë dakord të gjetjen e rrugës inovative për të luftuar gomonet që mbërrijnë në brigjet angleze. E ndërsa Starmer, u nënqesh kur i tha Melonit se Britania është në krye të luftës globale ndaj grupeve të trafikantëve të qenieve njerëzore, shifra e të mbërriturve ka shkuar në nivel shokues, ku 16 mijë emigrantë ilegalë kanë kaluar me sukses udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin detar mes Francës dhe Anglisë.

Kalimet me gomone janë momentalisht 42 përqind më shumë këtë vit se vitin e kaluar.  Edhe pse Britania i ka paguara Francës 480 milionë sterlina për të paguar policinë dhe forcat franceze të pengojnë gomonet nga mbushja dhe nisja e udhëtimit drejt Anglisë, francezët thonë se nuk mund të ndërhyrjen në momentin kur gomonet janë në det edhe duke u mbushur me emigrantë, pasi bie në kundërshtim me ligjet e detit dhe rrezikon jetën e njerëzve nepër gomone, ndërkohë që nuk arrijnë të frenojnë mbërritjen në këtë pikë, ku ata nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se bëjnë foto dhe filmojnë, pa u kuptuar se për çfarë arsye.

Britanikët kërkojnë të ndryshojnë ketë status-quo, por kjo do varet edhe nga gatishmëria e francezëve që në fund të fundit, nga kalimet ilegale, vetëm përfitojnë zbrazjen e vendit nga emigrantët ilegal që më pas i mbesin në derë britanikëve, sidomos pas Brexitit.

 

 

Top Channel