Aleatët e Iranit u goditën të parët, izraelitët “zhdukën” boshtin e Rezistencës”, nga Huthi tek Hezbollah

18/06/2025 11:09

Irani përgjithësisht, tenton t`i shmangë konfliktet frontale: Falë parave, furnizimeve me armë dhe trajnim ushtarak, Teherani ka ndërtuar një rrjet aleatësh shiitë në rajon në dekadat e fundit, të cilët nuk kanë hezituar të ndërhyjnë për të ashtuquajturin Bosht të Rezistencës kundër Izraelit.

Ndikimi rajonal i Iranit buron nga të ashtuquajturit “përfaqësues”, it ha Al Jazeeras analisti politik libanez Ronnie Chatah: Para së gjithash, milicia shiite Hezbollah në Liban, por edhe Huthit në Jemen, Hamasi në Gaza dhe milicitë shiite në Irak janë në anën e regjimit të Teheranit.

Edhe pushteti i diktatorit Bashar al  Assad në Siri, kohët e fundit qe i varur nga Irani. Megjithatë, për disa muaj tani, radhët e mbështetësve të Iranit janë shkatërruar, kryesisht për shkak të Izraelit, “Lindjes së Mesme të Re” të shpallur nga Benjamin Netanyahu dhe ndryshimit të ekuilibrit të pushtetit në rajon: Hamasi është dobësuar nga lufta e Gazës, megjithëse nuk është mposhtur. Udhëheqës të rëndësishëm si Ismail Haniya dhe Yahya Sinëar janë vrarë.

Huthit në Jemen kanë fuqi të kufizuar, Assadi u përmbys nga islamistët, dhe instalimet ushtarake janë bombarduar nga Izraeli. Edhe Hezbollahu në Liban është goditur rëndë në luftën kundër Izraelit në fund të vitit të kaluar. Mundësitë e Iranit në Liban janë të kufizuara, thekson Chatah. “Aftësia e Hezbollahut për të reaguar nuk është më e njëjtë me atë para luftës.”

I njëjti front i fortë nuk ekziston më. “Dhe kjo do ta shtyjë Iranin drejt diplomacisë, sepse mundësitë e tij në rajon janë të kufizuara.”

 

Top Channel