
Një fluturim i Air India nga Ahmedabad për në aeroportin e Gatwick, i njëjti itinerar si ai i aksidentit fatal të enjten, është anuluar për shkak të një “problemi teknik”.
Fluturimi i Air India tregoi se fluturimi AI 159 nga Ahmedabad për në Londër Gatëick, i cili ishte planifikuar të nisej në orën 13:10 sipas orës lokale, fillimisht u vonua me 110 minuta përpara se të anulohej.
Anulimi ishte rezultat i një “problemi teknik”, raportoi CNN.
Aeroplani ishte një Boeing 787-8, i njëjti lloj si ai i rrëzimit që vrau të paktën 279 persona më 12 qershor. Ky fluturim i anuluar kishte mbërritur nga Delhi përpara udhëtimit të planifikuar për në Londër, njësoj si fluturimi që u rrëzua.
Avioni i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad të enjten, duke vrarë 242 persona në bord, përfshirë 52 britanikë.
Visëash Kumar Ramesh, një pasagjer britanik, ishte i vetmi i mbijetuar në fluturim. Aksidenti ishte incidenti më vdekjeprurës ajror që përfshinte qytetarë britanikë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Numri përfundimtar i të vdekurve prej 279 personash përfshinte edhe ata në tokë kur avioni goditi një konvikt në një kolegj mjekësor.
Hetuesit e rrëzimeve ajrore kanë gjetur dy kuti të zeza nga fluturimi AI 171 dhe ende po përpiqen të përcaktojnë shkakun e rrëzimit, i pari që përfshin një Boeing Dreamliner që kur avioni hyri në shërbim në vitin 2011.
Top Channel