
River Plate ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Botërorin e Klubeve 2025, duke triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj kampionëve aziatikë të Urawa Reds, në sfidën e parë të Grupit E, të luajtur mbrëmjen e së martës.
Skuadra argjentinase dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe tregoi superioritet në të gjitha repartet. Ishte Facundo Colidio ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të pas një kombinimi të bukur në zonë, duke i dhënë avantazhin ekipit të drejtuar nga Marcelo Gallardo.
Në pjesën e dytë, Sebastián Driussi dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të me një goditje të saktë nga brenda zonës.
Urawa Reds nuk u dorëzua dhe në minutën e 58-të arriti të ngushtojë shifrat në 2-1 me Yoshio Matsuo, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Por River Plate nuk la vend për surpriza dhe Nicolás Meza vulosi fitoren me një gol të bukur në minutën e 74-t, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.
Kështu River Plate kryeson momentalisht Grupin E, aty ku bëjnë pjesë dhe Inter e Monterrey.
Top Channel