
Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik në Skoci.
Ewan Methven, një 27-vjeçar nga East Kilbride, pranoi në gjykatë se kishte vrarë dhe më pas prerë kokën së dashurës së tij, Phoenix Spencer-Horn, vetëm 21 vjeç.
Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, në banesën që çifti ndante në një apartament në katin e sipërm. Vetëm pak orë pasi Phoenix ishte kthyer në shtëpi nga puna, ajo u vra në mënyrë brutale. Sipas prokurorisë, Methven e mbyti, e goditi me thikë 20 herë, dhe më pas e masakroi trupin e saj. Mëngjesin pas krimit, ai dërgoi mesazhe nënës së saj duke u shtirur si vajza, për të mbuluar gjurmët, shkruan Daily Mail.
Pas aktit të tmerrshëm, ai kërkoi drogë, përdori faqet pornografike mbi 170 herë dhe më pas telefonoi shërbimet e urgjencës duke pretenduar se kishte pësuar një “blackout të shkaktuar nga droga”. Sipas hetuesve, ai përdori steroide dhe kokainë, por pretendimet e tij nuk justifikojnë aktin brutal.
Në vendin e ngjarjes, policia gjeti trupin e Phoenix, të zhveshur, të masakruar dhe me kokën vendosur nën krahun e majtë të saj. Dy thika me gjak ndodheshin pranë trupit, ndërsa një tjetër ishte hedhur në dhomën e gjumit.
Methven ka pranuar gjithashtu përpjekjet për të manipuluar provat dhe për të mashtruar të afërmit e viktimës. Në gjykatë, avokati i tij tha se “ai është dhe do të shihet si mishërimi i së keqes”, ndërsa vetë Methven shprehu “keqardhje”, duke pranuar se familja e viktimës “nuk do ta falë kurrë”.
Gjykatësi deklaroi se Methven ishte përgjegjës për një krim “të tmerrshëm dhe të neveritshëm”. Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të dënohet muajin e ardhshëm, kur do të mësohet dhe minimumi i viteve që do të kalojë pas hekurave.
Hetuesit konfirmuan se do të vazhdojnë të luftojnë kundër dhunës në komunitet dhe theksuan se ky rast është një kujtesë e dhimbshme e pasojave të dhunës ekstreme.
Top Channel