Kupa e Botës për Klube/ “Luftë” për një pikë, Fluminense dhe Dortmund ndahen në paqe! Vjen debutimi i shumëpritur i vëllait të Jude Bellingham

17/06/2025 20:02

Në një përballje të fortë në Grupin F të Kupës së Botës për Klube, Fluminense dhe Borussia Dortmund u ndalën në një barazim 0-0, në ndeshjen e tyre të parë në turne.

Një moment i veçantë i kësaj ndeshjeje ishte debutimi i Jobe Bellingham, vëllai i yllit të Real Madrid, Jude Bellingham. 18-vjeçari Jobe u aktivizua për herë të parë me skuadrën gjermane në këtë kompeticion prestigjioz, duke treguar potencial dhe duke marrë vëmendjen e tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.

Megjithëse loja nuk prodhoi gola, ndeshja ofroi shumë emocione dhe rivalitet, duke lënë hapur mundësinë për sfida interesante në fazat e ardhshme të Kupës së Botës për Klube.

Kjo sfidë u transmetua drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel