
Në kushtet kur në një pjesë të Shqipërisë murtaja e ruminantëve ka shkaktuar dëme të mëdha, shërbimi veterinar bën thirrje për masa të shtuara nga blegtorët.
Lëvizjet e bagëtive janë rreptësisht të ndaluara ndërsa në rast simptomash nevojitet njoftimi urgjent i shërbimit veterinar.
Aktualisht në këtë drejtori rajonale janë identifikuar tre vatra, dy në Skrapar dhe një në Devoll. Qarku i Elbasanit mbetet i pastër, deri tani të gjitha tamponimet kanë rezultuar negative për murtajën e ruminantëve.
Në këtë situatë emergjente janë ashpërsuar edhe masat ndaj kundërvajtësve. Për çdo rast të identifikuar të shkeljes së rregullave të lëvizjes së bagëtive, apo therjes së tyre jashtë thertoreve pa certifikimet përkatëse do të ketë ndjekje penale.
Top Channel