
Dy anije cisterna u përplasën në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe u përfshinë nga flakët në orët e para të së martës.
Përplasja mes tyre shkaktoi tronditje në tregjet globale të naftës dhe të transportit detar, të cilat kanë qenë duke ndjekur nga afër transportin detar në rajon që kur Izraeli nisi sulmet kundër Iranit në fund të javës së kaluar.
Anija Adalynn dhe Front Eagle u përplasën rreth 24 milje detare në lindje të Khor Fakkan, në një incident që nuk duket se lidhet me luftimet e vazhdueshme. Sipas një postimi në rrjetet sociale nga Garda Kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, 24 anëtarë të ekuipazhit të Adalynn u shpëtuan. Nuk u dhanë detaje rreth anijes tjetër.
Tankers collide in Gulf of Oman
A collision between the crude oil #tankers Adalynn and Front Eagle occurred at 21.14 UTC on 16 June near the Khor Fakkan anchorage.
According to #MarineTraffic data, the Liberian-flagged Front Eagle was laden and headed for Zhoushan, China.… pic.twitter.com/js8E0tXeT7— MarineTraffic (@MarineTraffic) June 17, 2025
Firma britanike e sigurisë detare Vanguard Tech tha në një paralajmërim të parë nga Bloomberg se “nuk dyshohet për ndonjë akt të keq” në këtë kohë, pasi zjarret janë nën kontroll dhe ekuipazhet janë të sigurta.
Lajmi për një zjarr në hyrje të Ngushticës së Hormuzit tërhoqi vëmendjen e kompanive të transportit detar dhe tregtarëve të naftës në Azi dhe Lindjen e Mesme, duke ngjallur frikën e një lidhjeje me sulmet midis Izraelit dhe Iranit. Anijet që udhëtojnë në dhe përreth Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit Persik janë në gatishmëri të lartë për shkak të një rritjeje të bllokimit, një praktikë që ndërhyn në sinjalet e navigimit të transmetuara nga qindra anije.
Që atëherë, Vanguard Tech dhe Ambrey, një tjetër firmë sigurie detare, kanë thënë se nuk ka asnjë tregues të një lidhjeje.
Top Channel