
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dy të rinjve në Britaninë e Madhe nga një 34-vjeçar shqiptar.
Mëngjesin e 3 shtatorit të vitit 2023, Emiljano Kasaj përplasi për vdekje një këmbësor, Leo Moran dhe një çiklist Joel Carriedo. Kësaj i cili ishte emigrant ilegal, ka qenë në masën ‘liri me kusht’ në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Në mars të këtij viti, Kasaj u deklarua fajtor për një akuzë për ‘vrasje të mbetur në tentativë’ dhe dy akuza për ‘ vrasje të paqëllimshme’.
Në seancën gjyqësore që u mbajt sot, u shfaqën pamje filmike nga kamerat e sigurisë ku Kasaj, i cili drejtonte një automjet ‘Mercedes Benz’ është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe më pas u përplas me murin e një shtëpie.
Mediat britanike raportojnë se 34-vjeçari, është diagnostikuar me një psikozë paranojake të lidhur me skizofreninë.
“Ai i tha psikiatrit mbrojtës se, pasi kishte lënë shkollën, kishte punuar në një larje makinash dhe më pas kishte udhëtuar për në Athinë për të gjetur punë. Ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar rreth dy vjet para veprave penale dhe ishte vendosur në Coventry”, shkruajnë mediat britanike.
Në gusht të 2022, ai u arrestua pasi kishte mbërritur në Angli ilegalisht. Më 7 tetor po të të njëjtit vit, ai u lirua me kusht në mënyrë që më pas të regjistrohej në Qendrën e Imigracionit në Solihull, por që nuk u paraqit më.
Në seancën e mbajtur sot, u paraqitën prova se Kasaj vuan nga një sëmundje e rëndë mendore e cila mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i kanabisit apo kokainës para se t’i merrte jetën dy shtetasve britanikë.
Top Channel