Vajza transgjinore e Elon Musk bën paraqitjen e saj të parë në një shfaqje ‘drag’: Bëra ëndrrën realitet!

16/06/2025 16:28

Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, bëri paraqitjen e saj të parë në një shfaqje drag.

Vivian performoi në ‘The Bellwether’ në qendër të Los Angeles si pjesë e eventit “SAVE HER!”, të organizuar nga aktivistja Patti Gonia.

Të gjitha të ardhurat nga eventi shkuan në një fond mbrojtjeje ligjore për emigrantët që ishin arrestuar gjatë operacioneve të Shërbimit të Imigracionit dhe Azilit, sipas New York Post.

Wilson tha se paraqitja e saj e parë “i bëri ëndrrat realitet”. “Faleminderit shumë të gjithëve për këtë përvojë që i ndryshoi jetën, ndërkohë që ndihmuat në mbledhjen e parave për ata që kanë nevojë“, shkroi ajo në një postim në Instagram, të cilin e shoqëroi me foto nga shfaqja.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel