Sulmet ajrore me dronë e raketa, si Izraeli po shkatërron infrastrukturën bërthamore të Iranit

16/06/2025 19:15

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re intensifikimi, me të dyja palët që përdorin strategji të avancuara për të shkatërruar infrastrukturën e kundërshtarit dhe për të mbrojtur objektivat kyç.

Izraeli ka lansuar një fushatë ajrore masive, duke shkatërruar mbi 120 lëshues raketash iraniane dhe duke eliminuar qendra komanduese të Forcës Quds në Teheran.

Këto sulme kanë rezultuar në vrasjen e disa komandantëve të lartë iranianë, përfshirë komandantin e IRGC-së, Hossein Salami, dhe udhëheqësin e Forcës Ajrore të IRGC-së, Amir Ali Hajizadeh.

Nga ana tjetër, Irani ka reaguar me një valë sulmesh raketore dhe dronësh, duke synuar qytete të ndryshme izraelite, përfshirë Tel Aviv dhe Haifa.

Këto sulme kanë shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme, duke përfshirë vrasjen e të paktën 14 izraelitëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Një aspekt i veçantë i këtij konflikti është përdorimi i qyteteve nëntokësore nga ana e Iranit.

Në qytete si Tabriz, Khermanshah dhe Ghadir, janë ndërtuar tunele të thella që mund të strehojnë dhjetëra automjete dhe pajisje ushtarake.

Këto struktura janë projektuar për të mbijetuar sulme ajrore dhe për të siguruar lëvizshmëri të sigurt për forcat iraniane, shkruan Corriere della Sera.

Megjithatë, këto qytete nëntokësore nuk janë të paprekshme. Izraeli ka përdorur dronë kamikazë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva të tilla. Disa sulme kanë arritur të depërtojnë në këto struktura, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në këtë kontekst, ekspertët theksojnë se ky konflikt ka kaluar në një fazë të re të luftës moderne, ku përdorimi i teknologjisë dhe strategjive të avancuara luan një rol të rëndësishëm. Të dyja palët po përpiqen të shkatërrojnë infrastrukturën e kundërshtarit dhe të mbrojnë objektivat e tyre kyç, duke përdorur çdo mjet të mundshëm në armatim.

Ky përplasje ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash dhe ka rritur tensionet në rajon. Komuniteti ndërkombëtar po ndjek me kujdes zhvillimet dhe po kërkon mënyra për të ndaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës.

Top Channel