Shtëpitë “Kadare-Agolli”, zemra kulturore e Tiranës: Veliaj fton qytetarët të vizitojnë xhevahiret e letërsisë

16/06/2025 13:59

Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” po bëhen destinacion i preferuar kulturor në Tiranë, duke rikthyer magjinë e letërsisë në zemër të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale fton qytetarët të vizitojnë këto hapësira unike ku frymëzimi dhe leximi bashkëjetojnë çdo ditë.

“Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën. Dy hapësira kulture nga më të vizituarat në qytet, ku gjithkush mund të njihet nga afër me veprat e jashtëzakonshme të dy kolosëve të letërsisë sonë, aty ku ata krijuan dhe kanë kaluar edhe pjesën më të madhe të jetës.

Por, ato janë edhe dy vende nga ku çdo ditë burojnë aktivitete letrare, ku promovohet libri e ku leximi është ushqim për shpirtin. Vizitoji sa herë të kesh mundësi ”, shkruan Veliaj.

 

Top Channel