“Nuk ka besueshmëri”, Komisioni Evropian: Rusia nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran

16/06/2025 16:39

Sipas Komisionit Evropian, Rusia nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësues në konfliktin e armatosur Iran-Izrael.

Anwar El Announim, zëdhënësi i KE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, deklaroi se “Rusia nuk mund të jetë një ndërmjetësuese objektive.”

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i KE theksoi për BE se Rusia nuk mund të luajë në asnjë mënyrë një rol ndërmjetësues, siç sugjeroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Rusia nuk ka besueshmëri”, theksoi ai, duke shtuar se “Rusia po shkel vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare”.

Top Channel