
Teologu Justinian Topulli deklaroi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të tërheqë Amerikën në luftë.
Sakaq ai foli për dy skenarët e mundshëm. Skenari më i frikshëm është që SHBA të mos hyjë në luftë dhje Izraeli të ndërmarrë një sulm atomik ndaj Iranit, ndërsa skenari i dytë është Irani të ulet në tavolinë të pranojë marrëveshjen për programin bërthamor.
“Duke qenë se nuk kanë kapacitetet e izraelit përdor luftën asimetrike. Është një përplasje mes dy shteteve që kërkojnë hegjemoni rajonale. Izraeli është më i favorizuar. Efektiviteti që ka armët izraelite, është se janë vrarë më shumë izraelitë sesa iranian.
Do të mbajë prezent SHBA në Lindjen e Mesme. Netanyahu s’ka dashur që të ekzistojë shteti palestinez. Vendet arabe nuk e duan Iranin, por as Izraelin. Izraeli është superfuqi në rajon dhe kërkon që të hapet dhe të mos varet nga Amerika. Nentanyahu do të të tërheqë Amerikën në këtë luftë.
Irani u godit pa mbyllur bisedat me SHBA në mënyrë që Amerika të hyjë në luftë. Trump s’ka dashur luftë por po e toleron. Skenari më i frikshëm është që SHBA të mos hyjë në luftë, dhe Izraeli të ndërmarrë një sulm atomik ndaj Iranit. Kjo do të jetë katastrofë. Izraeli ka një doktrinë të përdorimit të bombës atomike. Është një skenar ekstrem. Më i mundshmi është që situata të vazhdojë derisa Irani të ulet në tavolinë, të nënshtrohet dhe të pranojë marrëveshjen për programin bërthamor. Irani ka nënshkruar marrëveshjen për mos bërjen e bombës atomike.”, u shpreh teologu.
Top Channel