
Shkodra mirëpriti për pesë ditë me radhë talentet e rinj të muzikës klasike nga mbarë Shqipëri, Europa e Amerika, në edicionin e 24-të të konkursit ndërkombëtar “Pjetër Gaci”.
Përformancat artistike nga më të vegjlit e moshës 7 vjecare, e deri tek kategoria e të rriturve në: piano, harqe, kitarë, fizarmonikë dhe kanto, u mbyllën me shpalljen e çmimeve, ku 13 vjecari Gabriel Darragjati, me origjine nga Shkodra, por lindur dhe rritur në SHBA, mori cmimin e parë ne piano.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe nuk e prisja këtë cmim, dua të falenderoj mësuesen time, mamanë dhe të gjithë që me vleresuan”, tha ai.
Për organizatorët kjo ngjarje artistike e përmbushi më së miri misionin e saj, ku në këto dy dekada e gjysmë, ka treguar nivel artistik.
“Një festival shumë serioz dhe i organizuar në mënyrë përfekte. Juria ka punuar në mënyre profesionale. Cdo garë ka veshtirësite e veta, e duke parë këto muzikantë shumë të mirë, vendimet u bënë me të vështira për ne, por ishim të gjithë njëzëri kur vendosëm fituesit”, tha Senad Gacevic, Profesor i universitetit të Arteve Podgoricë.
Çmimi i dytë iu dha këngëtares Krisa Gjika, ndërsa çmimi i tretë shkoi për violinisten Sibora Resyli.
Top Channel