“Jemi të tmerruar dhe të rraskapitur”/ Radhë të gjata trafiku, mijëra njerëz largohen nga Teherani teksa sulmet vijojnë

16/06/2025 19:01

Mijëra persona po përpiqen të largohen nga kryeqyteti i Iranit, Teherani, teksa ushtria izraelite lëshoi një “paralajmërim urgjent” që njerëzit të largohen menjëherë nga një pjesë e madhe e qytetit.

Ndonëse zyrtarët iranianë bënë thirrje që qytetarët të mos panikosen, këta të fundit kanë mbushur rrugët, duke krijuar trafik dhe radhë të gjata në pikat e karburantit për të furnizuar automjetet e tyre.

Ndërkohë, shërbimi persian i BBC-së raporton për përjetimet e njerëzve në Iran, që kur Izraeli nisi sulmet e para kundër vendit javën e kaluar.

Të gjitha ankthet e fëmijërisë sime janë rikthyer”, thotë një grua, e cila ka lindur në vitin 1979 gjatë Revolucionit Iranian.

Në këto dy ose tre netët e fundit, çdo zhurmë e vogël më bën të kërcej nga frika. Jam e tmerruar. Vështirësitë në jetë më kanë lënë me një ndjenjë kaq të thellë pashprese. Jam e rraskapitur. Nuk kam më asgjë për të humbur”, thotë ajo.

Top Channel