
Është vënë në pranga Krenar Velaj, drejtuesi i gomones i cili ditën e djeshme në Gjipe të Himarës goditi turistin gjerman që po notonte dhe bënte zhytje.
Ky i fundit pas ndihmës së parë mjekësore në Himarë, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel