
16/06 23:04
Edin Dzeko është gati të rikthehet në Serie A, duke firmosur një kontratë me Fiorentinën për një sezon, me opsion rinovimi deri në qershor 2027.
Sulmuesi boshnjak pritet të përfitojë një pagë prej rreth 1.5 milionë euro neto për sezon.
Dzeko ka arritur marrëveshjen për t’u larguar nga Fenerbahçe dhe do të vazhdojë karrierën në Itali, ku do të punojë nën drejtimin e Stefano Piolit, i cili pritet të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.
Ky transferim shënon një kthesë të rëndësishme në karrierën e 37-vjeçarit, i cili kërkon të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit italian.
Top Channel