
Pak ditë më parë Minessota u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku humbi jetën demokratja Melissa Hortman, si dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman, ndërsa u plagos rëndë senatori i shtetit, John Hoffman dhe gruaja e tij.
Autori i dyshuar, Vance Luther Boelter përballet e gjashtë akuza, disa prej të cilave përfshijnë dënimin me vdekje.
Dy akuzat e para janë përndjekje, e treta dhe e katërta janë për vrasje, dhe e pesta dhe e gjashta janë akuza për armëmbajtje pa leje.
Dy akuzat për vrasje me armë zjarri mund të çojnë në burgim të përjetshëm ose në dënim me vdekje, thotë prokurori Joseph H Thmpson. Sipas këtij të fundit sulmi ishte ‘një vrasje politike. Është një sulm i frikshëm ndaj demokracisë. Shembulli më i fundit i ektresmizmit të dhunshëm politik në këtë vend dhe ky trend është rritu vitet e fundit, e kjo është për të ardhur keq’.
Top Channel