
Shqiptarët janë gjahu preferuar i gazetave britanike të së dielës por të dielën e 15 Qershorit vendin e tyre me përshkrimin si kriminelë të rrezikshëm e kanë zënë dy britanikë të kapur një javë më parë në Dhërmi me disa lloj drogash sintetike.
“Dy britanikë akuza për shitje droge rrezikojnë deri në 15 vite burg. Ata shitën drogë në një festival muzikor në Shqipëri”.
Ky është titulli shkrimit të Sunday Mirror të cilit i reforohet Top Channel, ku publikohen edhe fotot e dy britanikëve të arrestruar Jordan Benoit, 34 vjeç, sëbashku me James Calder, 33 vjeç.
Kjo gazetë me detaje tregon operacionin e drejtorisë së narkotikëve të policisë së Vlorës duke publikuar edhe videon e kontrollit të makinës ku u gjet droga.
Të dy britanikët Benoit dhe Calder, janë banues në Londër dhe kishin ardhur në Shqipëri për të shitur drogë sintetike në një festival muzikor të përvitshëm ku marrin pjesë me mijëra të rinj britanik.
Krahas 52 dozave ketaminë dhe 12 tableta ecstasy iu kapën edhe €6,185 dhe £720 përfshi 4 telefona celular.
Në shkrim citohet drejtori policisë të qarkut Vlorë Elidon Cela i cili ka thënë se lufta me shpërndarësit e narkotikëve intensifikohet gjatë sezonit turistik”.
“Krahas elementëve kriminal lokal shikojmë se vala e turistëve që vinë ka edhe elementë kriminal të cilët sjellin drogë sintetike në vendin tonë për tija shitur turistëve” është shprehur numri një i policisë Vlorë.
Ky është viti i treti vit radhazi kur policia e Vlorës identifikon dhe arreston britanikë të cilët vinë si turistë e më pas përfshihen në shitje droge.
Në qershor 2024 një britanik i moshës 24 vjeç do të arrestoj në Dhërmi pasi iu gjetën drogë sintetike, kanabis dhe kërpurdha halucinante.
Ndërsa në Qershor 2023 operacioni i koduar “Parts 3,” prangosi dy britanikë ndërsa një i tretë u shpall në kërkim, si të përfshirë në shitje droge të rinjve që merrnin pjesë në festivalin e përvitshëm në Dhërmi.
Top Channel