
Një person u vra dhe 19 të tjerë u plagosën pasi dy balona me ajër të nxehtë u përplasën në Turqi.
Aksidenti ndodhi pranë Luginës Ihlara në provincën Aksaray, sipas agjencisë së lajmeve Ilhas.
Drejtuesi i balonës vdiq dhe 19 turistë u plagosën, me incidentin që ndodhi pas një ndryshimi të menjëhershëm të erës, sipas zyrtarëve.
Balona po përpiqej të bënte një ulje të fortë pranë fshatit Gozlukuyu në provincën Aksaray, kur drejtuesi ra nga shporta e balonës dhe këmbët e tij u ngatërruan në një litar, tha guvernatori i Aksaray-t, Mehmet Ali Kumbuzoglu.
“Fatkeqësisht, piloti ynë ngeci nën shportë dhe vdiq”, tha ai, duke shtuar se turistët e plagosur u dërguan në spital.
Një tjetër balonë me ajër të nxehtë që u ngrit nga i njëjti vend i Luginës Ilhara bëri gjithashtu një ulje të fortë herët të dielën në mëngjes, duke plagosur turistë indianë të cilët u dërguan në spital, thanë mediat lokale.
Aksaray'da sıcak hava balonu şiddetli rüzgar nedeniyle sert iniş yaptı: Pilot hayatını kaybetti, 19 turist yaralandı.https://t.co/wp4xc60UhC pic.twitter.com/ysq0PPY8PD
— TRT HABER (@trthaber) June 15, 2025
Videot e publikuara nga mediat lokale treguan një nga dy balonat në tokë me shportën e tij të shtrirë anash. Shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, duke trajtuar të plagosurit.
Top Channel