
Një atraksion i ri turistik i është shtuar hartës së destinacioneve të vizitueshme të Lezhës.
Bëhet fjalë për ballkon panoramik që ndodhet përgjatë rrugës që lidh Shëngjinin me Velipojën, një ndalesë mbresëlënëse që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Pozicionuar në një pikë strategjike, ballkoni ofron një pamje mahnitëse ku natyra bashkëjeton në harmoni të plotë me brigjet e detit Adriatik. Peizazhi i hapur dhe qetësia që ofron kjo pikë ndalese, e kanë kthyer atë në një vend të preferuar për fotografi, pushim të shkurtër gjatë udhëtimit apo thjesht për të shijuar panoramën.
Udhëtarët që kalojnë në këtë aks rrugor, shpesh ndalojnë për të fiksuar momente unike nga ky vend që tashmë po cilësohet si një nga pikat më piktoreske të zonës.
Top Channel