
Vlora është padyshim qyteti më i dashur i italianëve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.
Por më të shumtë janë ata që zgjedhin të pushojnë në Vlorë. Ata i gjen kudo, që nga turistët, punëtorët deri edhe pensionistët të gjithë thonë se gjejnë në Vlorë, Italinë e dikurshme.
“Quhem Sabrina vij nga Veneto, më saktë nga Skia, në afërsi të Vicenza. Kam dy vjet e gjysëm që jetoj këtu. Kam qenë për herë të parë në nëntor tre vite më parë. Jam e Dashuruar me Vlorën dhe zgjedhjen për të jetuar këtu e kam marrë një ditë dy vite e gjysmë më parë pikërisht në kryqëzimin përpara hotelit duke parë mënyrën se si shqiptarët ngasin makinën. Është absolutisht e mrekullueshme për mua si kanë rregull në rrëmujë e askush nuk përplaset. Makina që vijnë nga çdo anë e secili respekton kalimin e tjetrit. Kam njohur shqiptarë të mrekullueshëm e vlonjatë me zemër të japin çdo gjë mjafton të mos i mërzitesh sepse aty nuk të lejojnë. Në Itali burokracia dhe rregullat të stresojnë të mërzisin. Këtu që kam ardhur e adhuroj këtë qytet”.
“Unë quhem Pietro Bastianello e vij nga Vicenza, jetoj këtu prej tre vitesh, bashkë me bashkëjetuesen time dhe kemi zgjedhur Vlorën sepse është shumë e bukur dhe mund të jetohet gjithë vitin. Çmimet e apartamenteve me pamje nga deti janë shumë herë më pak se në qytete italiane me det. Edhe pse mungojnë ende shërbime, cilësia po rritet dhe po përmirësohet. Shumë italiane kanë ardhur e do vijojnë të vijnë edhe pse sapo ju tregojmë Vlorën dashurohen me të”.
Por Valona, siç e quajnë italianët, nuk është vetëm e tyre. Së fundmi është rritur numri i vizitorëve nga vendet e tjera. Këtë vit janë rekord francezët.
“Për muajin Qershor dhe në fillim të tij jemi plot me të huaj dhe plotësisht i prenotuar, kemi kërkesa nga të huaj gjermanët, anglezët dhe francezët. Ndërkohë muajt Korrik dhe Gusht, përveçse atyre që përmenda më lart dhe Kosovarët”.
“Prenotimet në mes te javës janë deri në 50% ku kryesisht janë të huaj por dhe shqiptarë. Ndërkohë fundjava në Vlorë ka shumë rezervime dhe ata që kërkojnë të pushojnë në Vlorë janë francezët, gjermanët, italianët, nordikët polakët”.
Rritja e fortë e numrit të pushuesve ka rritur edhe çmimet por ato janë dukshëm më të ulëta se në vendet fqinje.
Top Channel