I vendosur pranë Liqenit Artificial, Festivali Eagle Beat është vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen.

Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme.

Teksa dita e parë solli një mbrëmje të pabesueshme, shumë surpriza priten të ndodhin edhe sonte. Tashmë line-up dhe oraret e performancave të artistëve janë publikuar…

Dyert e festivalit do të hapen në orën 18:00, një mundësi për ju që të eksploroni vendin dhe të qetësoheni me miqtë. Në orën 19:00 vjen dhe performanca e parë e mbrëmjes nga Dexter, ndërsa në orën 20:00 vjen Big Cruz. Në orën 20:30 do të keni mundësi të shijoni performancën e Capital T, ndërsa në orën 21:00 do të kërceni me këngët e Fred De Palma.

Pas kësaj do të shijoni sërish një festë nga artistët tanë shqiptarë, në 21:30 me Ledri Vula, në 22:00 me Elvana Gjata dhe në 22:30 me Yll Limani. Mbrëmja do të mbyllet nën tingujt e DeeJay Time, të cilët do të ngjiten në skenë nga ora 23:00.

Mos e humbisni, blini biletën tani, e cila do të jetë e vlefshme për të treja ditët e eventit. Për më shumë informacione klikoni në kuadr.com/event/eagle-beat-festival-2025/

Top Channel