
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i ka thënë shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, se në kushtet aktuale, dhe duke marrë parasysh atë që ai e cilëson si “egërsinë” e Izraelit, nuk ka më asnjë justifikim për të vijuar negociatat me Shtetet e Bashkuara.
Që nga fillimi i sulmeve izraelite, Irani ka fajësuar SHBA-në për situatën e krijuar.
Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump mbetet optimist dhe ka bërë thirrje që Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore.
Deri më tani, SHBA-ja dhe Irani kanë zhvilluar pesë raunde bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Omani gjatë muajve prill dhe maj.
Pika më e nxehtë e mosmarrëveshjes mbetet pasurimi i uraniumit në territorin iranian.
Ndërkohë, sulmet e fundit ndaj objekteve bërthamore të Iranit pritet të vonojnë rindërtimin e kapaciteteve të mëparshme të vendit.
Top Channel