
Ellen Goldstein ish-drejtuese e Bankës Botërore për vendet e Azisë së largët por me herët ka mbuluar edhe çështjet e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimor prej vitesh, ka preferuar të kalojë kohë në shtigjet e Valbonës.
Ajo është rikthyer në Shqipëri jo më si zyrtare, por si turistë e apasionuar mbas maleve.
“Unë jam Ellen dhe kam punuar më parë në Shqipëri për një organizatë ndërkombëtare, por sot jam këtu si turiste. Kam sjellë një grup kolegësh disa prej tyre të dalë në pension të cilët donin të njihnin Shqipërinë. E kam parë këtë vend nga këndvështrimi profesional, por tani e shoh si turiste dhe është vërtet një vend mahnitës.
Kemi bërë një tur kulturor që nisi nga Pogradeci, më pas shkuam në Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Berat, Durrës, Tiranë dhe tani pas kalimit nëpër Lëpushë nga pika kufitare me Malin e Zi ndodhemi në Valbonë dhe do vizitojmë edhe liqenin e Komanit. Ishte një eksperiencë spektakolare, me peizazhe që të lënë pa frymë”, deklaroi ajo.
Natyra e alpeve të veriut lë pa frymë këdo që i viziton dhe fama e tyre tërheq gjithmonë e më shumë turistë.
Dashuria me malet e Shqipërisë është një biznes i mirë për banorët lokalë të cilët presin në çdo stinë të vitit pushues.
Ndërsa sezoni veror ka nisur dhe shumica e shqiptarëve zbresin në plazhet e jugut për pushime, lartësitë dhe bukuritë e maleve shqiptare në veri mbushen më së shumti me të huaj.
Top Channel