“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të sigurojnë jetën e Dashnor Dumanit.
Masa shtrënguese kërkohet pasi Dashnor Dumani është vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet”-thuhet në vendimin e gjykatës.
40 vjeçari ishte në kërkim prej një viti pas masave të vendosura në mungesë për vrasje, vjedhje të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Vëllai i të penduarit të drejtësisë u ekstradua nga Dubai së bashku me Armes Stafën, i kërkuar për pastrim të parave dhe që konsiderohet si pjesë e grupit të Çopjave në Elbasan.
Dashnor Dumani dyshohet nga SPAK se mori pjesë në masakrën e trefishtë në Bradashesh në 2018 ku u vra edhe vëllai i Erjon Alibej, një tjetër i penduar i drejtësisë që po zbërthen sagën e krimeve në Shqipëri, si po hedh dritë mbi narkotrafikantë shqiptarë.
Në këtë ngjarje dyshohet sipas gjykatës se ka patur rolin e ekzekutorit, një moment që mohohet nga Nuredin Dumani, i cili u rekrutua nga Alibej si një vrasës me pagesë për të kryer eliminimet e kundërshtarëve ku më i kërkuari i Alibej ishte Talo Çela.
Top Channel