
Protestat kundër bastisjeve të organizuara nga administrata Trump dhe frika e përhapur në komunitetet e imigrantëve po ndikojnë negativisht në jetën ekonomike të qendrës së Los Angelesit.
Pronarë biznesesh raportojnë se po përballen me rënie të ndjeshme të klientelës dhe me mungesë të punonjësve, të cilët kanë frikë të paraqiten në punë.
Situata është përshkallëzuar në zonat përreth Qendrës Tregtare Little Tokyo, ku anëtarët e Unionit të Marangozëve të Shteteve Perëndimore kanë bllokuar ndërtesat, si masë paraprake për të shmangur vandalizmin gjatë protestave.
Sipas Anthony Rodriguez, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Distriktit të Përmirësimit të Biznesit në Distriktin e Modës, atmosfera në qytet është e mbushur me pasiguri:
“E tëra çfarë duhet të bësh është të ecësh nëpër rrugë dhe e sheh qartë – ndjenjën e përgjithshme të frikës që jeton në komunitetin tonë tani.”
Në lagjen Tokio e Vogël, e cila ndodhet më pak se gjysmë milje nga Qendra Metropolitan e Paraburgimit – epiqendra e protestave – shumica e bizneseve janë të mbyllura ose funksionojnë me kufizime të forta për shkak të shtetrrethimit në qendër të qytetit.
Në Distriktin e Luleve, një nga zonat më të gjalla të qytetit, gjendja është po aq shqetësuese. Erik Gil, një shitës lulesh me origjinë nga Los Angeles, përshkruan situatën si të zymtë:
“Shumë njerëz janë të shqetësuar. Ata erdhën këtu për një jetë më të mirë, por tani ndihen të kërcënuar. Disa nuk po vijnë më në punë.”
Top Channel