Zbulohet “ferri serb” për Shqipërinë! Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës në Beograd

13/06/2025 12:23

Federata Serbe e Futbollit informoi se ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së tyre për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ndërsa ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në Leskovac.

Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, përfshiu edhe segmentin organizativ dhe të sigurisë, përfshirë konsultime me Qeverinë Europiane të Futbollit (UEFA), u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitić”, si impianti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë.

Kujtojmë që ndeshja e fundit në tetor të vitit 2014 u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Ndërkohë, ky është stadiumi i Crvena Zvezdës, më i madhi në Serbi, me një kapacitet prej 53 mijë vendesh, i njohur për tunelin e famshëm “të frikshëm” për kundërshtarët, sipas tyre, por edhe për atmosferën që krijon tifozeria vendase.

Top Channel