
Nga dhoma e këshillimit Gjykata Kushtetuese e ka kaluar në seancë plenare padinë e unionit të gjyqtarëve, të cilët kërkojnë të respektohet ligji i reformës në drejtësi i vitit 2016 për pagat e tyre.
Gjyqtarët insistojnë në kushtetuese shfuqizim të një neni të një ligji tjetër të 2023 i cili rishikoi pagat e administratës, por kjo nuk solli ngritje të rrogave të tyre mbasi ata u riklasifikuan në një kategori tjetër ku paga llogaritet duke u shumëzuar me koeficientin 0/36 të pagës së presidentit.
Gjyqtarët e konsiderojnë këtë lëvizje si prekje e pavarësisë financiare, por kryeministri e konsideroi ndryshe duke i dhënë me këtë rast paralajmërimin e tij kushtetueses. Zonja Holta Zaçaj që drejton gjykatën kushtetuese interpretoi mesazhin e kryeministrit.
Me një gjyqësor të prekur nga stoku i dosjeve, të cilit nuk i shpëtoi as kreu i qeverisë me padinë e tij ndaj Lulëzim Bashës për shpifje, përfaqësuesit e ILD dhe KLGJ nuk patën komente ndaj deklaratave të Edi Ramës se ata duhet të zgjohen dhe të inspektojnë vendimet gjyqësore.
Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka dale ende me një deklaratë mbi etiketimet ndaj gjyqtares së çështjes Engjëllushe Tahiri, e cila dha vendim në padinë e Ramës ndaj Bashës.
Top Channel